2011-10-13 11:44:12

Brazili në festë për Zojën e Aparesidës.


Me 12 tetor, pra dje, Brazili kremtoi festën e pajtores së tij, Zojës së Aparesidës. Dhjetëra mijëra shtegtarë u mblodhën në Shenjtëroren mariane për këtë festë, që brazilianët e kremtojnë gjithnjë me gëzim e përshpirtëri të madhe. Për këtë flet, në mikrofonin tonë, kardinali Raymundo Damasceno Assis, kryeipeshkëv i Aparesidës dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore braziliane:

Kjo është një nga festat më të rëndësishme, sepse festohet pajtorja qiellore e Brazilit, Nossa Senhiora Aparecida, shtatorja e vogël e së cilës u duk në lumin Paraiba, në vitin 1771. Është një nga shtatoret e Zojës së Papërlyer, të cilën peshkatarët e gjetën dhe e çuan në shtëpinë e tyre. E kështu nisi devocioni për Zojën. Pak më vonë brazilianët e quajtën “e Aparecidës” , që do të thotë “Ajo, që u duk në lumin Paraiba”. Me këtë titull i drejtohen në lutje besimtarët e Brazilit, që e zgjodhën si pajtoren e tyre qiellore. Është devocion shumë i thellë, prandaj për këtë festë në qytetin e Aparesidës, dje u mblodhën më se 200 mijë shtegtarë. Aparesida, qytet krejt i vogël, pret çdo javë, gjatë gjithë vitit, me mijëra shtegtarë. Sivjet numri i shtegtarëve që vizituan Shenjtëroren e Pajtores së Brazilit, e kaloi shifrën 11 milionë.

Diçka për devocionin e brazilianëve ndaj Zojës?

Është tepër i fortë. E them gjithnjë se katolicizmi në Brazil ka tri shtylla themelore: devocionin për Eukaristinë, devocionin për Zojën e devocionin dhe dashurinë për Atin e Shenjtë, Pasardhësin e Pjetrit. Janë tri shtyllat mbajtëse të krishterimit në Brazil.







All the contents on this site are copyrighted ©.