2011-10-12 14:50:20

Rusi: paraqitet, në Moskë, Katekizmi i Kishës greko-katolike të Ukrainës.


Katekizmi i Kishës greko-katolike të Ukrainës (Ugcc) titulluar “Krishti është Pashka jonë”, u paraqit zyrtarisht në Moskë nga admnistratori i famullisë së Shën Injacit të Antiokisë, atë Sergei Nikolenko dhe nga drejtuesi i kanalit zyrtar të selisë për katolikët e ritit bizantin në Rusi , Oleksandr Shvedov. Sipas Shvedovit, që paraqiti strukturën e përgjithshme të librit, katekizmi u realizua mbi bazën e parimit “normat e lutjes - normat e fesë”. Dy bazat kryesore të tekstit janë ‘Besojma’ dhe ‘Liturgjia e Bazilit të Madh’.
Atë Nikolenko, duke kujtuar katolikët e Rusisë, për të cilët u përgatit Katekizmi i Kishës greko-katolike të Ukrainës, i pëshkruan si njerëz të ndikuar fuqimisht nga kultura e fshatit, ku traditat fetare e njerëzore të familjes patriarkale nuk janë zhdukur ende. Do të ishte pozitive ripërtëritja dhe rrënjosja e tyre në shpirtin e besimtarëve.
Sipas disa statistikave, 5,5 milionë vetë pohojnë se janë anëtarë të Kishës greko- katolike të Ukrainës, gjë që e bën këtë Kishë katolike të ritit lindor, më të madhen në botë. Kjo bashkësi shquhet për ruajtjen e traditave fetare-kombëtare, që praktikohen besnikërisht sidomos në pjesën lindore të vendit. Duhet kujtuar se Kisha katolike e ritit lindor vijon të përhapet me shpejtësi edhe në Veri e në Jug të Amerikës, në Australi e në vende të ndryshme evropiane. Në zonën evropiane të Rusisë, anëtarët e Kishës greko-katolike të Ukrainës jetojnë kryesisht në Moskë, në Shën Petersburg, në Obninsk e në Kaliningrad.







All the contents on this site are copyrighted ©.