2011-10-12 17:07:23

Përurimi i Vitit të ri akademik në Universitetit Katolik të Tiranës


Sot është përuruar Viti i ri Akademik 2011-12 pranë Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë. Në ora 11 u kremtua Meshës së Shenjtë në Kishën e Zemrës së Krishtit në Tiranë udhëhequr nga Hirësia e Tij kardinali Zenon Grocholewski, Prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Edukimin Katolik
Pas Meshe, programi vijoi me përshëndetjen e Rektorit dhe pastaj me fjalën e përurimit kushtuar “Universitetit Katolik nëpër botë” mbajtur nga hirësia e tij Kardinali Zenon Grocholewski , Prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Edukimin Katolik . Gjatë ceremonisë të pranishmit i përshëndeti Eprori i Përgjithshëm i rregulltarëve Koncepsionistë, të Zojës së Papërlyer, fra. Ruggero Valentini.
Ligjërata kryesore pat si temë "NUTRACEUTIKA : FUSHË NË ZHVILLIM TË VAZHDUESHËM NË NJË ÇAST INOVACIONI TË VAKËT" mbajtur nga Prof. Cesare Sirtori, Dekan i Fakultetit të Farmacisë në Milano.







All the contents on this site are copyrighted ©.