2011-10-11 12:46:11

Në Indi paraqitet Bibla e re në gjuhën kashmiri.


“Ta bëjë Fjalën e Zotit forcë lëvizëse të misionit dhe të thellojë përpjekjet për dialog e bashkëpunim me shumicën myslimane”: me këtë frymë e me këto ndjete e priti bashkësia e vogël kristiane në Kashmir, paraqitjen zyrtare të Biblës së re në gjuhën kashmiri. Bibla e re u paraqit gjatë një kremtimi, kryesuar nga imzot Salvatore Penakio, nunc apostolik në Indi. Puna për përkthimin e Biblës – nënvizon Agjencia Fides – është vepër e Jozef Predhuman Dhar, pedagod, gazetar e shkrimtar. Botimi - vepër e Shoqërisë Biblike të Indisë, në Bangalore. Imzot Penakio i dorëzoi një medalje ari autorit, ish- brahmanist i kthyer në fenë katolike, duke e vlerësuar lart për përkushtimin e tij.
Në kremtim ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera fetare, që morën pjesë në projektin e përkthimit të Biblës, me qëllim që të promovohet klima e bashkëjetesës paqësore ndërmjet shumicës myslimane dhe pakicave të krishtera e hinduiste. Qeveritë e Jamu-së dhe Kashmirit, kontribuan posaçërisht për rindërtimin e shkollës së krishterë, sulmuar e djegur më 13 shtator 2010, në qytetin e Pulvamës. Kujtojmë se në Kashmirin indian jetojnë reth 4 milionë myslimanë. Të krishterët janë vetëm 5. 000 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.