2011-10-11 15:08:56

49 vjet më parë Gjoni XXIII përuronte Koncilin II të Vatikanit


Më 11 tetor 1962, 49 vjet më parë, Papa Gjoni XXIII përuronte punimet e Koncilit II të Vatikanit. Asokohe më 11 tetor kremtohej festa e Amësisë Hyjnore të Marisë e, me këtë gjest, me këtë datë, Papa Gjoni XXIII dëshironte ta lëshonte gjithë Koncilin e Dytë të Vatikanit në dorën amtare, në zemrën amtare të Zojës së Bekuar.
Me Koncilin e II të Vatikanit Kisha katolike do të niste një rrugë ndryshimesh: do të zbriste në botë, duke thyer skemat shekullore; do të bashkohej me mbarë familjen njerëzore, duke jetuar së bashku me të frikën e shpresën, gëzimet e ankthet perhere me besim në Zotin. Hapje kilometrike e revolucionare, fiksuar në mënyrë të pashlyeshme në faqet e njohura të Kushtetutës baritore "Gaudium et Spes".







All the contents on this site are copyrighted ©.