2011-10-10 16:52:26

Sargent e Sims marrin Çmimin Nobel 20011 për ekonominë


Dy amerikanë, Thomas J. Sargent dhe Christopher A. Sims morën sot Çmimin Nobel për ekonominë. Motivacioni: “për punën kërkimore mbi lidhjen shkak-pasojë në fushën e makroekonomisë”. Janë dy nga ekonomistët më të mëdhenj të botës, metodat e të cilëve mund të jenë rruga për të dalë nga kriza aktuale botërore. Ata pra kanë zhvilluar metoda kërkimore, të cilat shpjegojnë lidhjet mes politikës ekonomike dhe të dhënave bazë makroekonomike si inflacioni, punësimi dhe produkti i brendshëm bruto i një vendi. Çmimi shoqërohet me rreth 1,1 milionë euro. Çmimi Nobel për Ekonomi është njëherësh edhe Çmimi i fundit Nobel, e që ka pasuar shpalljet e çmimeve për mjekësinë, fizikën, kiminë, letërsinë dhe paqen.







All the contents on this site are copyrighted ©.