2011-10-10 14:02:28

M 10 tetor, kalendari kujton shën Daniel Kombonin, misionar


Shën Daniele Komboni është i njohur si apostull i Afrikës, lindi më 1831 në Limone mbi Liqenin e Gardës (Breshia) - mbylli sytë më 1881 në Afrikën e tij, në Khartum, i tretur nga ethet. Me vdekjen e tij u duk sikur vdiq edhe misioni i tij për shpëtimin e Afrikës, së cilës i kushtoi gjithë jetën, duke kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave të Kishës. Për të siguruar misionarë, themeloi dy institute burrash e grash, të gatshëm për të dhënë jetën për Nigricinë. Bashkë me ta, arriti të depërtonte deri në zemrën e Kontinentit të Zi. Shumë prej bashkëpunëtorëve ranë pranë tij, të rraskapitur nga ethet tropikale. Po ai u bëri ballë të gjitha vështirësive. Ishte i sigurt se vepra e tij nuk do të vdiste, sepse e pati vënë nën mbrojtjen e Zemrës së Krishtit, që flijoi vetveten edhe për shpëtimin e afrikanëve. Shenjtërimi i tij e vërteton këtë: tingëllon sot si thirrje e re për ndërhyrje botërore në favor të Afrikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.