2011-10-07 11:16:00

Vdiq ish presidenti komunist i Shqipërisë Ramiz Alia


Ish-Presidenti komunist i Shqipërisë Ramiz Alia, vdiq sot në mëngjes në në spitalin e Tiranës në moshën 86-vjeçare.
Presidenti i fundit i shtetit komunist ateist shqiptar, Alia prej kohësh vuante nga sëmundja dhe për këtë arsye qe shtruar disa herë në spital.
I lindur më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe i diplomuar në shkollën e partisë komuniste në Moskë (1954), Ramiz Alia qe një prej figurave më të rëndësishme të partisë e të diktaturës komuniste të Shqipërisë dhe udhëheqësi i dytë dhe i fundit i diktaturës së egër komuniste në Shqipëri gjatë viteve 1985-1992.
Ramiz Alia dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Shqipërisë në prill të 1992 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, dhe në pushtet erdhi koalicioni i djathtë i udhëhequr Partia Demokratike.
Ramiz Alia ka qenë protagonist i gjithë historisë së zezë të shqiptarëve. Atë që drejtësia e shtetit shqiptar nuk e bëri sa qe gjallë, e bënë ndërgjegjja e shpirtit të kombit që e persekutoi, dhunoi e vrau, e tani edhe Drejtësia e Hyjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.