2011-10-07 10:26:41

Lutje Zojës Rruzare.


Të falem o Mari në ëmbëlsinë e misterit tënd të gëzueshëm dhe në fillim të Mishërimit të lum që të bëri ty Nënë të Shpëtuesit dhe nënë të shpirtit tim. Të bekoj për dritën e ëmbël që solle në tokë.
O Zojë e çdo gëzimi na mëso virtytet që u japin paqe zemrave dhe në këtë tokë, ku dhimbjet janë të bollshme bëj që bijtë të ecin në dritën e Zotit në mënyrë që dorë për dore me ty të mbërrijnë dhe të kenë plotësisht objektivin drejt të cilit zemra jote i thërret, te Biri i dashurisë sate, Jezusi Zot.
Të falem o Mari, nënë e dhimbjes në misterin e dashurisë më të madhe, në Mundimet dhe në vdekjen e Zotit tim Jezu Krisht dhe duke i bashkuar lotët e mi me të tuajt, do të dëshiroja të të doja në mënyrë që zemra ime, e plagosur si e jotja nga gozhdët që sfilitën Shpëtimtarin tim, të pikonte gjak, sikur pikojnë gjak ato të Birit e të Nënës. Të bekoj, o Nënë e Shëlbuesit dhe Bashkëshëlbuese, në shkëlqimin e purpurt të Dashurisë së Kryqëzuar, të bekoj për sakrificën që u pranua në tempull dhe që tani konsumohet tek oferta për drejtësinë e Zotit të Birit e tek dashuria prekëse dhe te virgjëria jote në një holokaust të përsosur.
Të bekoj, sepse gjaku i çmueshëm që tani kullon për të larë mëkatet e njerëzve e pati gurrën e vet tek Zemra jote tejet e pastër. Të truhem, o Nëna ime të më çosh në majat e dashurisë që vetëm bashkimi intim me Mundimet dhe me vdekjen e Zotit të dashur mundet t’i arrijë.
Të falem o Mari, në lavdinë e emrit tënd Mbretëror. Dhimbja e tokës i lëshoi vendin gëzimeve të pafund dhe manteli i purpurt i gjakosur të endi mantelin e mrekullueshëm që i përshtatet Nënës së Mbretit të mbretërve dhe Mbretëreshës së Engjëjve. Bëj që t’i ngij sytë e mi nga ti gjatë shkëlqimit të triumfeve të tuaja, o Sovrania ime e dashur, dhe sytë e mi do të thonë, më mirë se çdo fjalë dashurinë e birit dhe dëshirën për të të parë me Jezusin në amshim, sepse ti je e Bukur, sepse ti je e Mirë, “O e dhimbshmja, o e Buta, o e Ëmbla Virgjëra Mari!







All the contents on this site are copyrighted ©.