2011-10-06 16:50:03

Prefekti i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit imzot Pasini vizitoi Turqinë


Nga data 29 shtator deri më 1 tetor, Prefekti i Bibliotekës së Vatikanit, imzot Cesare Pasini, i shoqëruar nga doktor Delio Proverbio, Scriptor Orientalis, kanë shkuar në Stamboll për disa takime të ndryshme kulturore. Më 30 shtator janë mbajtur dy takime: i pari me kryetarin e Bashkisë së Sislit, Mustafa Saryul, i cili më 10 tetorin e ardhshëm do të prezantojë librin shkruar nga Rinaldo Marmara, zëdhënës e përgjegjës kulturor i Konferencës ipeshkvnore katolike turke me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Turqisë dhe takimi i dytë me Universitetin Bahçepehir. Më 1 tetor, gjatë vizitës te kryetari i Bashkisë së Stambollit, Kadir Topbas, Prefekti i dhuroi kryetarit të bashkisë faksimilen e veprës së Gjeografisë së Tolomeut, në gjuhën latine, dhuratë e kardinalit Raffaele Farina. Gjest ky që u vlerësua shumë nga Kryetari i Stambollit që dëshiron ta kthejë këtë vizitë me ardhjen e tij në Vatikan. Kjo do të jetë një farë për marrëdhëniet e ardhshme kulturore ndërmjet Shtetit të Turqisë dhe Selisë së Shenjtë. Imzot Pasini qe myfasir i ipeshkvi siro-katolikë imzot Yusuf Sag. Vizita e imzot Pasinit është vlerësuar shumë edhe nga shtypi lokal i Stambollit, nga mediat turke, që i kushtuar hapësirë takimeve të përmendura.







All the contents on this site are copyrighted ©.