Një kosovar në Kongresin Botëror të Mëshirës Hyjnore
Vazhdon në Krakovi, Kongresi botëror i Mëshirës Hyjnore, me dëshmitë e personave që
e kanë takuar Krishtin në jetë, duke e shndërruar atë krejtësisht. Dje, një shqiptar
nga Kosova foli për përjetimet që kishte pasur gjatë një aksidenti rrugor, nga i cili
shpëtoi për mrekulli, me ndërhyrjen e Mëshirës Hyjnore e, për kthimin e tij në krishterim.
Pjesëmarrësit në Kongres vizituan edhe ish-kampin e përqendrimit nazist të Aushvicit,
ku u lutën për paqen e i kërkuan Zotit mëshirë për botën. Sot, dita iu kushtua
doktrinës së Papës Gjon Pali II. Pjesëmarrësit shkuan në Vadovice, në vendin ku lindi
i Lumi Vojtila. Në sheshin e Tregut, të gjithë të krishterët morën pjesë në një lutje
ekumenike, nën udhëheqjen e kardinalit Anxhelo Komastri.