2011-10-04 18:05:04

Muzetë e Vatikanit: një ditë studimi mbi ruajtjen dhe restaurimin e veprave etnologjike.


Të njohësh, të ruash, të ndash bashkë me të tjerët. Këto janë fjalët që karakterizojnë “Sharing Conservation”, një ditë studimi promovuar nga Muzetë e Vatikanit dhe kushtuar mënyrave të ndryshme të ruajtjes e të restaurimit të veprave artistike të punuara me dorë me prejardhje nga mbarë bota. Organizatorët, në këtë rast të konfrontimit ndërmjet instituteve kryesore të restaurimit ndërkombëtar, qenë specialistët e Muzeut misionar etnologjik të Muzeve të Vatikanit dhe të laboratorit të restaurimit polimaterik.
Të përkujdesesh për artin e botës, në respektimin e kulturave të popujve dhe të traditave të tyre. Kjo pra është detyra e shtatë specialistëve të laboratorit të restaurimit polimetrik të Muzeve të Vatikanit, që nga 2001 kujdesën për rikuperimin e mbi 80 mijë pjesëve që përbëjnë katalogun e Muzeut misionar etnologjik. Veprat janë me prejardhja nga çdo epokë, që nga parahistoria deri te dhuratat e fundit që ka marrë Papa Benedikti XVI, e vijnë nga çdo anë e botës. Nga trembëdhjetë kakemono japonezë, nga rrotullat prej mëndafshi të pikturuara, deri te maskat prej druri nga Afrika e tjera. Materiale tejet të ndryshme mes tyre, që analizohen hollësisht dhe restaurohen, edhe me sugjerimet e të dhënat e specialistëve të vendeve prej nga vijnë veprat e artit. Është fjala për një koleksion, atë pranë Muzeut misionar etnologjik, që është ndër më të pasurit që kanë Muzetë e Vatikanit, koleksion që daton kryesisht nga viti 1925, vit kur qe organizuar Ekspozita Universale Misionare. Për atë rast Papës Piut XI i arritën me mijëra dhurata prej individëve privat, dioqezave e misioneve nga mbarë planeti. Një karakter universal veprash dhe etnish që është në vet natyrën e Kishës romake, siç shpjegon atë Nikola Mapelli, që përgatiti repartin e mbledhjes së veprave etnologjike pranë Muzeve të Vatikanit.
“Interesi i Kishës katolike për kulturat tjera e për popujt tjerë është interes vërtet universal. Kisha gjithmonë ka pasur një vëmendje të veçantë dhe dëshirë për të shkuar përtej kufijve, për t’u përhapur jashtë botës së saj të zanafillës e për arritur në Kinë, në Japoni, në Azi, në Filipine, në Amerikë e, në kontakt me këto kultura, të mëson e nxjerr nga këto kultura urtinë lokale dhe me këto dije lokale ajo mundohet të ndërtojë idealin e një bote në harmoni, në paqe e mirëkuptim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.