2011-10-03 14:38:36

Vazhdon në Krakovi, Kongresi II Botëror i Mëshirës Hyjnore


Siç e kujtoi Papa në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, vazhdon në Krakovi të Polonisë, Kongresi II Botëror i Mëshirës Hyjnore. Ai u hap të shtunën me fjalimin e kardinalit Stanislau Xhivish, i cili theksoi aktualitetin e mesazhit, që Zoti i besoi motër Faustina Kovalskës, ngritur në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II. Qe pikërisht ai, që vendosi kremtimin e së dielës së Mëshirës Hyjnore, e para pas Pashkëve. Kjo e dielë kujton kremtimin e parë të Meshës kushtuar Mëshirës Hyjnore nga ati shpirtëror i motër Faustinës, atë Mikael Sopoçko, në praninë e fugures, ku pasqyrohej Krishti i mëshirshëm, ashtu siç e kishte parë në vizionet e veta motër Faustina. Në Kongres, i cili do të vazhdojë deri më 5 tetor, marrin pjesë 2 mijë besimtarë nga 70 vende të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.