2011-10-03 18:50:08

Tre shkencëtarë morën Nobelin për Mjekësinë. Njëri prej tyre vdiq para tre ditësh


U shpallën sot në Stokholm, emrat e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësinë 2011. Amerikani Bruce Beutler, luksemburgezi Jules Hoffmann dhe kanadezi Ralph Steinman u vlerësuan për zbulimet e tyre në fushën e imunologjisë. Siç lexohet në komunikatën zyrtare, ata kanë zbuluar parimet kryesore për aktivizimin e sistemit imunitar të njeriut. Fatkeqësisht, Ralph Steinman, i sëmurë që prej katër vjetësh, është ndarë nga kjo jetë më 30 shtator.








All the contents on this site are copyrighted ©.