2011-10-03 18:40:52

Thirrje e manastirit sirian të Deir Mar Musa: jo luftës civile fetare


Rreth 40 ushtarë dezertorë u vranë sot paradite në ndeshjet me armë me forcat besnike të presidentit sirian Bashar Al Asad në periferi të kryeqytetit, afër aeroportit ushtarak Dumayr. Lajmi jepet nga Komitet e koordinimit lokal, platforma kryesore e aktivistëve kundër regjimit. Të vrarët ishin pjesë e një grupi prej 65 ushtarakësh, që u rebeluan kundër urdhërave të diktaturës. Pikërisht nga Siria vjen një mesazh i fuqishëm paqeje nga ana e bashkësisë së manastirit të Deir Mar Musa al Habashi, në malin Nebek. Shumë të rinj sirianë, së bashku me murgeshat dhe murgjërit e manastirit, sapo përfunduan një javë agjërimi e lutjeje me një thirrje për refuzimin e luftës civile me bazë fenë. Pjesëmarrësit i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mos ndërhyjë me armë, por të ndërhyjë me impenjimin politik për të nxitur bisedimet ndërmjet palëve, me synim ndryshimin demokratik të vendit, pa hakmarrje e pa dhunë.







All the contents on this site are copyrighted ©.