2011-10-03 18:30:54

Ndihma të reja evropiane për Greqinë, por nuk mjaftojnë


Greqia do të marrë ndihma të reja prej 8 miliard eurosh nga Fondi evropian për shpëtimin e shteteve në vështirësi. Gjithsesi, çmimi për kërkesat e Bankës Evropiane, të FMN-së dhe të Bashkimit Evropian mbetet i lartë. Athinës iu desh të pezullojë nga puna për një vit, 30 mijë punonjës të sektorit publik, me objektivin për t’i pushuar brenda vitit 2015. Masa rrezikon të shkaktojë protesta të reja e megjithatë, në dritën e vazhdimit të krizës, mund të mos japë rezultatet e dëshiruara. Defiçiti grek kalon nga 7,6% në 8,5% e konsumi është në rënie. Deri tani, sipas ekspertëve, nuk ka asgjë që të verë në lëvizje zhvillimin ekonomik, i vetmi, që mund ta shpëtojë Greqinë, e cila po shkon drejt falimentimit të organizuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.