2011-09-30 18:52:56

Kardinali Erdë, sërish në krye të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës


Pasditen e sotme, ipeshkvijtë evropianë e vazhduan mbledhjen e tyre në Tiranë duke folur për Evropën e politikën. Pa dyshim, çasti më i rëndësishëm qe zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës dhe e ndihmësve të tij. Në detyrë u konfirmua kardinali hungarez Peter Erdë, ndërsa zëvendës të tij u zgjodhën kardinali Anxhelo Banjasko, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë dhe, imzot Jozef Mihalik, kreu i Kishës në Poloni. Të dëgjojmë don David Gjugjën nga Tirana…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.