2011-09-30 16:01:34

Dita e diskutimeve mbi “ungjillëzimin e ri” në Evropë në mbledhjen e ipeshkvijve në Tiranë. Në mikrofonin tonë, don Gjergj Meta


Dita e dytë e punimeve të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane në Tiranë, që do të vazhdojnë deri të dielën, 2 tetor. Ipeshkvijtë diskutuan sot mbi rrugët e ungjillëzimit të ri në kontinent. Pas propozimeve të marra nëpërmjet pyetësorit, që u shpërnda kohë para mbledhjes në të gjithë Evropën, sot u paraqit një sintezë, që mund të shërbejë si plan pune për të ardhmen në fushën e ungjillëzimit të ri. Reflektimi për këtë qëllim iu besua Zhan Lyk Moen, koordinator i misioneve qytetare të kryeqyteteve evropiane dhe imzot Salvatore Fizikelës, kryetar i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Ri. Sot qe edhe dita, në të cilën ipeshkvijtë u takuan me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin. Të dëgjojmë informacionin për këtë ditë nga kryeredaktori ynë don David Gjugja, i cili na flet me telefon nga Tirana, së bashku me zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Gjergj Meta…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.