2011-09-29 18:03:37

Mbledhja e ipeshkvijve evropianë në Tiranë, në kërkim të një gjuhe të re për t’i komunikuar Krishtin kontinentit të vjetër


Filloi sot e do të përfundojë më 2 tetor në Tiranë, mbledhja e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Në qendër të takimit, tema e ungjillëzimit të ri, në perspektivën e Sinodit, të thirrur nga Papa në tetor 2012 mbi këtë argument. Punimet i hapi kardinali Peter Erdë, kreu i Këshillit e kryeipeshkëv i Budapestit. Nga Tirana, kryeredaktori ynë, don David Gjugja interviston për ditën e parë, zëdhënësin e Kishës Katolike në Shqipëri, don Gjergj Metën…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.