2011-09-28 18:03:13

Nesër në Tiranë, mbledhja e kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore Katolike të Evropës. Me ne, imzot Rrok Mirdita


Fillon nesër në Tiranë, mbledhja e kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore Katolike të Evropës, gjatë së cilës do të diskutohet për ungjillëzimin e ri e sfidat e tij në kontinentin e vjetër, si edhe do të zgjidhet presidenca e re e Këshillit. Është hera e parë që punimet e këtij organizmi kishtar, me qendër në St. Gallen të Zvicrës, zhvillohen në Shqipëri, me ftesë të kreut të ipeshkvijve shqiptarë, imzot Rrok Mirditës. Pas vizitës historike të Papës së lum Gjon Pali II, në prill të vitit 1993, ky takim është më i rëndësishmi i viteve të fundit. Në hapjen e punimeve do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndërsa të premten, pjesëmarrësit do të takohen me presidentin e Republikës, Bamir Topi. Kryeredaktori ynë, don David Gjugja, ndodhet në Tiranë për të ndjekur nga afër konferencën. Prej andej, na dërgon sot një intervistë, pikërisht me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.