2011-09-28 18:07:12

Mitropoliti Hilarion në Romë, nesër takohet me Papën


Mitropoliti Hilarion i Volokolamskut, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Patrikanës së Moksës, është në vizitë që dje në Romë, në kuadrin e dialogut ndërmjet Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike. Sot, ai është takuar me krerët e Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, ndërsa nesër, në orën 11, parashikohet të pritet në audiencë nga Papa në Kastel Gandolfo.
Është takimi i tretë ndërmjet mitropolitit dhe Atit të Shenjtë, që nga zgjedhja e Hilarionit në detyrë. Bisedimet e mëparshme janë zhvilluar në shtator 2009 dhe në maj 2010. Po nesër, mitropoliti do të takojë kryetarin e Këshillit Papnor për Kulturën, kardinalin Gjanfranko Ravazi dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.