2011-09-25 18:40:40

Papa: Kisha duhet të lirohet nga barrët e rënda materiale e politike


“E liruar nga barra e vet materiale e politike, Kisha mund ti kushtohet më mirë e në mënyrë vërtetë të krishterë botës mbarë, mund të jetë vërtet e hapur ndaj botës. Kështu përsëri mund të jetojë me lehtë e më qetë thirrjen e saj, misionin e veçantë në adhurim Zotit e në shërbim të të afërmit”. Kështu u tha Papa të krishterëve gjermanë të impenjuar në aktivitetin kishtar, shoqëror e politikë, mbledhur sonte në Koncerthaus të Frajburgut. Për Benediktin XVI masa e kriterit që Kisha duhet të zgjedh për rregullimin e përmasës së shërbimeve të saj e të ndërhyrjeve të saj, është ajo e “detyrës misionare”. Vetëm kjo, tha Papa, “duhet të përcaktojë strukturën e Kishës”. Prandaj duhet të hapet ndaj botës, jo “për të arritur aderimin e njerëzve në një institucion me pretendimet e veta të pushtetit, por për ti ndihmuar njerëzit të kthehen tek vetvetja e kështu t’i çojë tek Zoti”. Në këtë mënyrë do të dalë në pah “stili i hapjes së Kishës ndaj botës “që do të ishte kriter për “hapjen ndaj botës edhe nga ana e individëve të krishterë në mënyrë efikase e të duhur”. Nuk është fjala për “gjetjen e një taktike për t’i dhënë hov Kishës”. “Është fjala, përfundoi Papa, “për lirimin nga gjithë ajo që është vetëm taktikë e për të kërkuar sinqeritetin e plotë, që nuk lë anash askënd e nuk shtyp apo hesht asnjë element nga e vërteta jonë e sotme, por e realizon fenë plotësisht pikërisht në realitetin e sotëm duke jetuar e mishëruar fenë, krejtësisht më thjeshtësi, duke kristalizuar identitetin e saj të plotë, duke hequr nga ajo atë që vetëm në dukje të jashtme është besim, por në të vërtetë janë vetëm doke e zakone e nuk kanë të bëjnë me fenë e vërtetë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.