2011-09-24 14:50:22

Komiteti Qendror i Katolikëve Gjermanë


I themeluar në vitin 1952, është trashëgimtari i “Komitetit Qendror të Organizimit”, formuar në vitin 1848 për organizimin e “Katholikentage” (Kongreset e katolikëve), nismë vjetore e laikëve, lindur për ta mbrojtur Kishën Katolike në Gjermani nga përpjekjet për kontrollin e saj nga ana e shtetit. Sot, Komiteti formohet nga përfaqësitë e Këshillave dioqezane dhe të shoqatave katolike, si edhe nga përfaqësitë e apostullimit laik e nga personalitete të Kishës e të shoqërisë.
Më 30 prill 1987, gjatë vizitës së tij në këln, Papa Gjon Pali II pati thënë: “E di mirë se Komiteti Qendror i Katolikëve Gjermanë përfaqëson traditën e gjatë të aspotullimit të laikëve në vendin tuaj… Dëshira juaj ka qenë të bashkoni pjesëmarrjen e Popullit të Zotit në veprimtarinë shpëtimprurëse të Kishës me qëndrimin e guximshëm mbi problemet më të rëndësishme të shoqërisë, të kulturës bashkohore e të zhvillimit të njeriut”.







All the contents on this site are copyrighted ©.