2011-09-24 14:49:52

Kishat ortodokse


Prania e besimtarëve ortodoksë në Gjermani karakterizohet nga tri valë emigrantësh: (1) Nga Rusia, pas Revolucionit të Tetorit 1917; (2) Nga Greqia e nga Serbia, në përkim me zhvillimin ekonomik të viteve ’60; (3) Nga Lindja evropiane, pas rënies së regjimeve komuniste e pas luftës në ish-Jugosllavi.
Në shkurt 2010, lindi Konferenca e Pëshkopëve Ortodoksë të Gjermanisë, përfaqësuesi i së cilës është Mitropoliti Dr. Augostinos. Bashkësitë ortodokse bizantine në Gjermani janë sot 467, me 17 peshkopë, 267 popë e 40 dhjakë. Besimtarët arrijnë shifrën 1.300.000, të ndarë mes Kishave të ndryshme ortodokse Autoqefale, sipas prejardhjes.
Ndërkaq, në Gjermani ka edhe ortodoksë lindorë, të cilët kanë mbërritur aty, pas persekutimeve në vendet e origjinës. Shumica janë siro-ortodoksë, ardhur nga juglindja e Turqisë, por ka edhe koptë dhe anëtarë të Kishës Apostolike Armene







All the contents on this site are copyrighted ©.