2011-09-24 14:50:04

Helmut Kohl


Ish-Kancelari i Gjermanisë Federale, Helmut Josef Michael Kohl lindi në Ludvingshafen në vitin 1930. Hyri në partinë CDU më 1947 dhe studioi histori, jurisprudencë e shkenca politike në Universitetin e Frankfurtit e të Haidelbergut. Mbron doktoraturën në vitin 1958. Minister president i Renanisë-Palatinatit nga viti 1969 në vitin 1976, u zgjodh në Bundestag dhe u bë kancelar në vitin 1982, vetëm për pjesën perëndimore të Gjermanisë. Është europeist i bindur e qe ndër protagonistët kryesorë të bashkimit gjerman pas rënies së komunizmit. Deri në vitin 1998 qe Kancelar, kësaj radhe i Gjermanisë së bashkuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.