2011-09-23 17:05:09

Shtypi gjerman ndryshon gjykimin e vigjiljes, nga skepticizmi në entuziazëm.


Shtypi gjerman: Papa “i gjelbërt” çuditi të gjithë. Fjalimi, që mbajti dje Papa Benedikti XVI para Bundestagut, u vlerësua shumë nga shtypi gjerman, i cili vë në dukje sidomos aspektin ekologjik, të prekur nga Ati i Shenjtë.
Me titullin “Me një mesazh të gjelbërt”, gazeta “Berliner Zeitung” shkruan se “Papa na jep gjithnjë emocione të forta”, duke shtuar se “me një oratori të rrallë, Papa e mori lëvizjen ekologjiste si dëshmitare të këndvështrimit të pamjaftueshëm thjesht pozitivist të botës”.
Konservatorja “Die Welt” shkruan së Papa “çuditi si përkrahësit e vet, ashtu edhe kundërshtarët… Atyre që e shihnin si një rojtar kokëfortë e kërkues të ortodoksisë katolike, pa sensin e humorizmit, Papa, me fjalimin e tij, u rezervoi një shaka të hollë”.
Në një koment, të titulluar “Papa i gjelbërt e iluminist”, progresistja “Sueddeutsche Zeitung” nënvizon se Kisha Katolike romake ka gjithmonë shumë forcë e se “fjalimi i Papës ishte përjekje për t’u pajtuar me Iluminizmin”. E përditshmja vëren se Benedikti XVI e meriton vëmendjen e treguar për të, sepse “mbajti një fjalim të madh e njerëzor, një leksion impresionues të filozofisë së të drejtës. Ishte fjalim themelor, aspak fondamentalist”.
Gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se “para mesazheve të dhëna, mund vetëm të mrekullohemi për kundërshtimet, që iu rezervuan që në fillim pranisë së tij në Bundestag”. Gazeta e shpjegon këtë me faktin se “në vendin e protestantizmit fetar e të atij politik të përhershëm, në atdheun e individualizmit të përhapur, vërtet kjo nuk është çudi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.