2011-09-23 12:55:06

Kisha Evangjelike në Gjermani


Formohet nga bashkimi i 22 kishave luterane, të reformuara e uniate me karakter rajonal e përbën organizatën më të rëndësishme të Protestantizmit në Gjermani, me mëse 24 milion besimtarë, 30% e popullsisë. Qeveriset nga tre organe të zgjedhura me vota demokratike:
Sinodi, i cili ka për detyrë të vendosë mbi gjërat e rëndësishme të Kishës, është i formuar nga 126 anëtarë. Presidentja e tij është aktualisht zv.kryetarja e parlamentit, znj. Katrin Gëring-Ekhardt.
Konferenca Ipeshkvnore formuar nga drejtoritë e Kishave anëtare.
Këshilli i Kishës Evangjelike, formuar nga 15 anëtarë, laikë e teologë, që kanë për detyrë të përfaqësojnë Kishën në forumin publik, të mbajnë qëndrim për çështjet fetare e shoqërore dhe të kujdesen për bashkëpunimin e shoqatave të ndryshme protestante. Kreu i tij është z. Nikolaus Shnajder, president i Kishës Evangjelike të Renanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.