2011-09-23 12:54:18

Katedralja e Erfurtit


Simbol i qytetit, u ndërtua në vitin 1154, në stilin romak dhe u ndryshua më vonë, duke i shtuar korin, një navatë dhe harqe në stil gotik. Harku kryesor formohet nga dy harqe të pjerrta, që mbajnë shtatore elegante, element që kujton stilin e katedraleve të mëdha franceze. Brenda gjenden vepra të shumta arti, si eleteri i Zojës e kandelabri, të dyja të vitit 1160, ndërsa pas korit shihen vetrata të mrekullueshme.
Këmbana e katderales, që quhet “e Lavdishmja”, është këmbana më e madhe mesjetare e Evropës (2,5 metra e lartë, me peshë 11 ton). E ka origjinën në vitin 1497 dhe është restauruar në vitin 2002. Këtu u shugurua meshtar Martin Luteri në vitin 1507. Katedralja dhe kisha e shën Severit në kodrën e Dombergut lidhen me një shkallë, ku çdo vit zhvillohet “Festivali teatral i Shkallës”







All the contents on this site are copyrighted ©.