Në Gjermani jetojnë 4-4,5 milion myslimanë, 70% e të cilëve janë me origjinë turke.
Të tjerët vijnë sidomos nga vendet arabe, nga Ballkani dhe nga Irani. 75% e myslimanëve
gjermanë janë sunitë. Bashkësitë janë të organizuar në shoqata, kanë vendet e tyre
të kultit, kopshtet e shkollat islamike për fëmijët. Në Berlin ka rreth 10 çerdhe
islamike fëmijësh, ndërsa në zona të ndryshme të Gjermanisë ka 15 shkolla islamike,
të njohura nga shteti, njëlloj si shkollat katolike. Shoqata e Qendrave Kulturore
Islamike, e pranishme në territor, që prej 20 vjetësh, propozon kurse formuese në
Gjermani për imamët, ndërsa Bashkimi Turko-Islamik i formon imamët në Turqi.