2011-09-22 11:12:40

Papa: shpërdorimet janë shkandull i tmerrshëm, por mos e lini Kishën


Gjatë fluturimin me avion drejt Berlinit, sot paradite, Papa Benedikti XXVI, si zakonisht u përgjigj në disa pyetje të gazetarëve që e shoqëronin në udhëtimin e tij apostolik në Gjermani. Duke u përgjigjur mbi shkandullin e pedofilisë bërë nga një gazetar, pra mbi shpërdorimin ndaj të miturve nga disa priftërinj, për çka në Gjermani rritet numri i atyre që dalin nga Kisha, Papa tha:
“Para se gjithash dallojmë motivet e veçanta të atyre të ndjehen të shkandulluar nga këto krime që janë shfaqur në këto vite të fundit. Unë mund ta kuptoj faktin që, në dritën e lajmeve të tilla, sidomos nëse janë afër personave që kanë pësuar krimet, që një mund të thotë: “Kjo nuk është më Kisha ime. Kisha për mua ishte forca e humanizmit dhe moralizimit. Nëse përfaqësuesit e Kishën veprojnë e bëjnë të kundërtën, nuk mund më të jetoj me këtë Kishë”. Kjo është një situatë specifike. Në përgjithësi motivet janë të shumta në kontekstin e shekullarizimit të shoqërisë sonë. Zakonisht, këto dalje janë hapi i fundi i një vargu të gjatë të largimit nga Kisha. Në këtë kontekst, më duket e rëndësishme të pyesim, të reflektojmë: “Pse jam në Kishë? Jam në Kishë si të ishte në një shoqatë sportive, në një shoqatë kulturore etje., ku i gjejë interesat e mi e nëse nuk gjejë më përgjigje dal, apo të jesh në Kishë është diçka më e thellë?”. Unë do të thosha që, është më rëndësi të dish e të pranosh që, të jesh në Kishë, nuk do të thotë të jesh pjesë e një shoqate por të jesh në rrjetin e Zotit, që peshkon peshq të mirë e të këqij e këtë e ndjej, por është e vërtetë se nuk jam në Kishë për këtë apo për atë, por jam sepse është rrjetë e Zotit që është diçka tjetër nga të gjitha shoqatat njerëzore, një rrjetë që prej themelin e qenies sime. Duke folur me këta njerëz, unë mendoj, që duhet të shkojmë deri në fund të çështjes: çka është Kisha? Cili është dallimi? Cilat tiparet e saj? Pse jam në Kishë, edhe nëse ka shkanduj e njerëz të tmerrshëm? E kështu të përtërihet ndërgjegjësimi i veçantë i të qenurit Kishë e popullit prej të gjithë popujve, që është populli i Zotit, e kështu të mësojmë ti durojmë edhe shkandujt e të punojmë kundër këtyre shkandujve pikërisht duke qenë këtë rrjetë të madhe të Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.