2011-09-22 10:36:21

Papa Benedikti XVI mbërriti në Berlin


Papa Benedikti XVI mbërrini në aeroportin Tegel të Berlinit. Ati Shenjtë Jozef Ratcinger u prit nga Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff dhe nga kancelarja federale Angela Merkel. Pranë autoriteteve të larta shtetërore, të pranishëm edhe autoritetet e Kishës gjermane. Filloi pra udhëtimi apostolik katërditor i Benediktit XVI në Gjermani: një vizitë e rëndësishme e tema e takime kuptimplotë. Papa do ti drejtohet shoqërisë gjermane të shekullarizuar duke u ndalur tek vlerat njerëzore, shoqërore, kulturore dhe shpirtërore. Etapa e parë e vizitës shtetërore të Benediktit XVI në Gjermani, që filloi sot, është Berlini. Prania e Atit Shenjtë Ractinger në kryeqytet i jep këtij udhëtimi apostolik edhe karakter zyrtar vizitës Shtetërore. Në kryeqytetin federal Papa do të takohet me Kryetarin e Shtetit Christian Wulff e me kancelarin Angela Merkel, ndërsa më vonë, pasdite Ati i Shenjtë do të mbajë fjalimin e tij në Bundestaf, ndërhyrja e parë në një asamble parlamentare. Gjithnjë në Pallatin e Reichstagut, Benedikti XVI do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit hebraik. Pasdite takimi publik me Meshën në ora 18.30 në Olympiastadion, para afër 80-90 mijë besimtarësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.