2011-09-22 18:25:13

Olympiastadion i Berlinit


Përuruar më 1 gusht 1936 për Olimpiadën XI verore, “Reichssportfeld” (fusha sportive e Rajhut) pësoi dëme të mëdha gjatë viteve të fundit të Luftës II Botërore. Në vitin 1945, Berlini pushtohet nga elatët e stadiumi bën pjesë në zonën e kontrolluar nga britanikët. Pasi u rihap, më 1950, u pagëzua me emrin “Olympiastadion”. Më 8 shtator 1994 përfundon prania ushtarake britanike dhe Senati i Qytetit të Berlinit jep urdhër për ristrukturimin e modernizimin e kompleksit sportiv, që përurohet më 2004 e merr nga UEFA statusin e “stadiumit me 5 yje”.
Në Olympiastadion është bërë Kampionati Botëror i Futbollit i vitit 2006, Kampionati Botëror i Atletikës i vitit 2009 dhe janë kremtuar Ditët Katolike (Katholikentage) e janë dhënë koncerte. Që nga viti 2005, stadiumi organizon çdo vit, në shtator, kampionatin botëror të fishekzjarreve. Këtë vit, nga 25 gusht deri më 27 tetor festohet 75-vjetori i themelimit. Në stadium mund të hyjnë 74 mijë vetë. Këtu e pati kremtuar meshën më 23 qershor 1996, edhe Papa i lum Gjon Pali II, gjatë vizitës në Gjermani, me rastin e lumnimit të Karl Leisner e të Bernhard Lichtenberg







All the contents on this site are copyrighted ©.