2011-09-22 10:42:07

Kancelarja Angela Dorotea Merkel


Lindi në Hamburg, në vitin 1954, bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje të anglishtes e të latinishtes. Merr pjesë si e re, në lëvizjen rinore socialiste. Ka marrë doktoraturën në fizikë në Universitetin e Lipsies dhe deri në vitin 1990, ka punuar në Institutin Qendror për Kiminë Fizike të Akademisë së Shkencave në Berlin-Aldershof. Pas rënies së Murit të Berlinit, bëhet anëtare e partisë “Rizgjimi Demokratik” e në vitin 1990 zgjidhet në Bundestag. Në periudhën 1991-98, ka pasur detyra të ndryshme ministrore dhe ka qenë zv.presidente e Partisë, për t’u bërë presidente në vitin 2000. Nga 22 nëntori 2005 është zgjedhur kancelare e Gjermanisë, mandat, që u rinovua në vitin 2009, në 20 vjetorin e ribashkimit të vendit. Është e martuar për herë të dytë me zotin Joakim Sauer, pedagog universitar i kimisë. Merkel është mbiemri i bashkëshortit të parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.