Berlini, etapa e parë e udhëtimit të Papës në Gjermani
Filloi udhëtimi apostolik i Papës në Gjermani. Benedikti XVI që në fillim pohoi: “kam
ardhur për të folur për Zotin”, liria do të thotë t’i ndajmë së bashku vlerat që nuk
mund të manipulohen. Në fjalimin historik mbajtur para Parlamentit gjerman Papa Ratcinger
denoncoi që këndvështrimi pozitivist i botës nuk mjafton për arritjen e drejtësisë
e për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut. Benedikti XVI kërkoi njohjen e dinjitetit
të pacenueshëm të njeriut. Më pas takimi me bashkësinë hebraike gjermane dhe kremtimi
i Meshës para 80 mijë besimtarëve të mbledhur në stadiumin olimpik të Berlinit. Më
hollësisht mbi etapën e parë të vizitës apostolike të Papën në Gjermani, të dëgjojmë
shërbimin e Albert Bisakut.........