2011-09-21 15:36:37

Papa: Ministri i brendshëm gjerman, bojkotimi krejtësisht i pavend.


Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich (Csu) ka kritikuar paralajmërimin e bojkotimit të fjalimit të Papës në Parlamentin gjerman nga ana e afër 100 deputetëve si “krejtësisht të papërshtatshëm e të pavend”. Fakti që disa parlamentarë socialdemokratë, të Gjelbërve e të partive të majta radikale Die Linke kanë ndërmend ta lëshojnë sallën e Parlamentit gjatë fjalimit të Benediktit XVI është shenjë e një “arrogance dhe të shpirtvogëlsie”, tha Friedrich në një intervistë për të përditshmen berlineze Tagesspiegel.
Për ministrin e brendshëm gjerman, fjalimi i Papës në Parlament nuk e vë aspak në diskutim ndarjen mes Shtetit e Kishës: neutraliteti i Shtetit është “miku i feve”, tha ai. Më tutje ministri vërejti se bojkotimi është shenjë e “mungesës së respektit” ndaj Presidentit të Parlamentit Norbert Lammert (Cdu), që e ka ftuar Atin e Shenjtë Jozef Ratcinger të flasë para asamblesë.
Politikani kristianosocial së fundi tha se është në favor të zgjerimit të rolit të fesë katolike në Gjermani: “Aty ku feja nuk ka më asnjë rol, rreziku i një rrëshqitje në diktaturë, në përbuzje e në mospërfillje të jetës njerëzore është shumë i madh”.







All the contents on this site are copyrighted ©.