2011-09-20 15:58:41

Kufiri Kosovë-Serbi i hapur, por i pakalueshëm për shkak të barrikadave serbe


Ushtarët e KFOR-it në Kosovë hoqën telat me gjemba në pikën kufitare të Bërnjakut, në veri të vendit. Ata njoftuan se kjo pikë është e hapur, por mund të kalohet vetëm në këmbë, me vështirësi për automjetet, për shkak të bllokimeve të rrugës e barrikadave të ngritura nga serbët. Një zëdhënës i Eulex-it sqaroi edhe se situata është e njëjtë në pikën tjetër kufitare, në Jarinjë. Që dje, të dyja organizmat ndërkombëtare kanë mbajtur qëndrim kundër postoblloqeve serbe, gjë që mund të jetë paralajmërimi i ndërhyrjes së tyre për hapjen e plotë të kufirit.
Kujtojmë se këto pika kufitare ishin mbyllur krejtësisht për mallrat që vinin nga Kosova për në Serbi. U desh ndërhyrja e forcave policore të Kosovës, që këto pika të hapeshin, por kjo shkaktoi protestën e serbëve të veriut, që akoma i binden Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.