2011-09-19 18:15:00

Tension ndërmjet Turqisë e Brukselit për presidencën qipriote të turnit në BE


Turqia do të pezullojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, nëse vitin e ardhshëm, Brukseli do t’ia japë Qipros presidencën semestrale të turnit, pavarësisht nga dështimi i mundshëm i bisedimeve për bashkimin e ishullit. Kujtojmë se Qipro është akoma i ndarë në pjesën greke dhe në atë turke, që njihet vetëm nga Turqia, por është pranuar si një vend i vetëm në Bashkimin Evropian. Natyrisht, presidenca do t’i kalojë pa tjetër Qipros, pasi i takon, por zhurma e Turqisë, sipas ekspertëve, është më tepër e lidhur me rolin që Ankaraja po përpiqet të marrë në rajon, pas “pranverës arabe” dhe pas zbulimit të rezervave të mëdha me gaz në detin përreth ishullit, pra afër Turqisë, Greqisë, Izraelit e Libanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.