2011-09-19 17:40:06

Indi-Nepal: rritet numri i viktimave të tërmetit


Rëndohet nga ora në orë bilamci i viktimave të tërmetit të natës së djeshme, që ka goditur zonën e Himalajës. Bilanci i parë fliste për mëse 40 të vdekur. Ipeshkvi i Darjelingut, imzot Stivën Lepça shprehet me dhimbje për humbjen e jetëve dhe ofron ndihmën e Kishës Katolike për njerëzit në vështirësi. Kujtojmë se është zona, ku Nënë Tereza bëri noviciatin e ku në vitin 1946, duke shkuar aty me tren, mori atë që ajo vetë e quajti “thirrja brenda thirrjes” për t’u shërbyer më të varfërve ndër të varfër.
Imzot Lepça deklaron për agjensinë katolike AziaNjuz se dëme ka pasur në një shkollë në zonën e Sikkimit, e cila ka rënë duke zënë brenda studentët, dy prej të cilëve akoma ndodhen nën rrënoja. Ipeshkvi kërkon lutje për jetën e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.