2011-09-19 16:02:15

Dom Ndoc Nogaj dhe shtypi katolik shqiptar


Po ribotojmë një nga faqet e internetit të Kryeipeshkvisë metropolite të Shkodrës, ku vetë dom Ndoc Nogaj, përshkruan rrugën e shtypit katolik shqiptar, nga dita e rilindjes së Kishës Katolike në Shqipëri, pas komunizmit. Pjesa është marrë nga libri i tij, që titullohet “Shtypi Katolik Shqiptar – 1991 nëntor 2001”.

Shtypi Katolik Shqiptar

Dom Ndoc Nogaj
Ditët e nëntorit 1990 qenë ato që hapën një faqe krejt të re në historinë e Shqipërisë, dhe, mbas gati pesëdhjetë vjetësh tmerri dhe vdekje, përsëri një faqe të re edhe për Kishën Katolike në Shqipëri, gjatë të cilave iu mohua e drejta për të vepruar, jo vetëm fetarisht, por edhe kulturalisht. Gjatë viteve të stërgjata të sundimit të territorit ateist në vendin tonë, jo vetëm u bënë kulm e themel kisha e xhamija, por gjithçka ishte fetare u zhduk dhe jo vetëm nëpër biblioteka por edhe ndër shtëpia.
Edukata marksiste-leniniste qe ajo që u vendos në të gjitha shkollat.
Liria e papritur fetare transmetuar popullit “de facto”, pa asnjë paralajmërim, qe ajo që mbushi me gëzim të gjitha zemrat e besimtarëve shqiptarë.
Siç kam pasur rastin ta them edhe në librat e mi, në revistat e mia, Kisha e Zojës Rruzare qe ajo që u hap e para, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shkresë zyrtare: pa vulë, e pa firmë.
Kur, i thirrur nga disa të rinj, që erdhën tek shtëpia ime, për të më lajmëruar, shkova me çantën e meshës në dorë, për të thënë pas kaq vitesh meshën e parë, gjeta shumë popull në oborrin përpara, dhe thashë meshën time të parë në një kishë, pas shugurimit tim klantestin në marsin e 1954. Gëzimi im qe i papërshkrueshëm, sikurse edhe ai i popullit katolik. Po ashtu i papërshkrueshëm qe edhe gëzimi i Dom Mikel Koliqit të cilit shkova për t`i paraqitur rrjedhën e ngjarjeve dhe për të marrë nga ai lejen përkatëse për ritet fetare.
Pas asaj dite, jo vetëm frekuentimi i popullit qe i papërmbajtshëm, por në veçanti ai i fëmijëve, të rinjve dhe të rejave, si dhe shumë profesorave, të cilët, vinin çdo ditë për një punë ose një tjetër, aq sa kur unë me 15 prill 1991 vendosa të themeloj Veprimin Katolik të Rinisë, frekuentonin kishën në një mënyrë apo në një tjetër, rreth 700 të rinj dhe të reja, fëmijë të tetëvjeçares e po ashtu disa profesorë Universiteti. (Të gjitha këto të dhëna e të tjera i kemi pasqyruar në librin: Veprimi Katolik i Rinisë 1991-2001.)
Të shumta qenë edhe delegacionet e huaja që vinin pothuajse çdo ditë tek kisha, për tu njohur me zhvillimin e ngjarjeve dhe për të sjellur dhuratat e tyre për kishën dhe rininë.
Ndër të parat duhet të përmendim atë të Vatikanit kryesuar nga Imz. Françesko Monterisi, Mons. Diego Causero dhe Atë Pedro Maione.
Zë një vend nderi monsinjori austriak Hubert Wilschowitz me ndihmat e pallogaritshme të Europaischer Hilfsfonds si dhe delegacione të tjera të shumta nga Anglia, Franca etj.
Ndër ndihmat që thamë më parë, ndër të tjera na solli shumë letra shkrimi, shumë tubeta boje të zezë, dy shaptilografe dhe një makinë shumëfishuese risograf me të cilat ne na u bë e mundur, hap pas hapi, të fillonim botimet e revistave të para fetare në nëntor
1991: Mbas Teje me drejtues Dom Ndoc Nogaj me dhe për të rinjtë, dhe më vonë Rrezja Jonë po me këtë drejtues me e për të rriturit. Në shtator të vitit 1993 u themelua shtypshkronja “Zoja Rruzare”.
Këto qenë revistat tona të para shqip në 500 kopje të cilat ne i shpërndanim falas, e po ashtu filluam t`i shpërndajmë edhe në botën e jashtme.
Në lulëzimin e këtij aktiviteti të pandërprerë dhe intensiv, në nëntorin e vitit 1991 formuan kështu shoqatën tonë “Shtypi Katolik Shqiptar”.
Po me këtë mënyrë e më këto mjete filluam në janarin e vitit 1993, të botojmë revistën për fëmijë: Drejt Jetës me drejtues Dom Ndoc Nogaj dhe përsëri në muajin shkurt revistën për familjet e krishtera: Familja e Krishterë me po këtë drejtues. Entuziasmi i të rinjve dhe i popullit, sigurisht ishte i madh, pasi ne të gjitha këto i shpërndanim falas.
Për më hollësisht lutemi të konsultoni librin: D. N. Nogaj – Shtypi Katolik Shqiptar – 1991 nëntor 2001.
Me 24 shkurt 1996 themeluam Bashkimin Katolik të Publicistëve të Rinj e cila u njoh zyrtarishtme me 16 qershor 1996 nga organizata ndërkombëtare UCIP, Gèneve - Zvicër. Kjo shoqatë përbëhej nga këto pjesëmarrës: Greta Marku, presidente; Vjollca Kopsaj, sekretare, dhe anëtaret: Rozeta Bjanku, Adrian Paci, Silvana Sterkaj, Ina Laca, Vasenka Rangu, Julia Pepa, Çiljeta Gjonej, Liljana Rripaj, Doloreta Ndoka, Arjan Daija, Luigjino Gajtani, Arjanita Lukaj, Silva Gjeluci, Ina Lleshi, Irina Shegani, Stela Franja, Ardian Gjonej, Bruna Dallnesi, Gjon Marku, Jurida Pali, Rafaela Marteta, Juli Lleshi, Abila Zefi.
Po ashtu edhe me 10 korrik 1997 themeluam edhe “Bashkimi Katolik të Publistëve Shqiptarë (të rritur)” me këta anëtarë:
Stefan Çapaliku, president; Adrian Paci, sekretar; Alfred Çapaliku, Gjon Shllaku, Tefë Topalli, Dom Ndoc Nogaj, Imzot Frano Illia, Imzot Mark Sopi, Imzot Zef Simoni, Padre Lello Lanzilli, Dom Zef Gashi, Ardian Marashi, Aurel Plasari, Primo Shllaku, Trifon Ziu, Andrea Hila, Valbona Qehaja, Entela Tabaku, Zef Paci, Tomë Sheldija, Marjan Paloka, Vili Kamsi, Tonin Naraçi, Zef Staku, Aneta Ashta, Lec Zadeja, Zef Lekaj, Angjelin Nënshati, Jolanda Baba, Romeo Gurakuqi. (Siç thamë më sipër të gjitha këto gjenden më me detaje në fq. 76-77 të librit më sipër).
Organizata e Bashkimit Katolik të Publicistëve Shqiptarë vendosi të botojë dhe revistën e saj “Phoenix” me drejtor Dom Ndoc Nogaj, e cila nga ai vit vazhdon të dalë edhe sot. Të gjitha revistat që thamë më sipër vazhdojnë të botohen edhe sot dhe të shpërndahen pjesërisht falas si në vend dhe në botën e jashtme.
Shtypi Katolik Shqiptar për vetë karakterin e tij universal: për t`i folur rinisë, fëmijëve, familjeve dhe inteligjencës së vendit, pati gjatë viteve urime, përgëzime dhe falenderime nga të gjitha shtresat dhe të gjitha instancat e Kishës Katolike por edhe atyre civile si dhe shkollore.
Gjatë viteve, ky shtyp përmbushi më së miri detyrat që ia kishte vënë vetes: për mbrojtjen e Kishës Katolike dhe dogmave të saja, dalzotjen e të drejtave rinore dhe familjare si dhe të moshës së mitur, për t`i mbrojtur ato jo vetëm nga mësimet e rreme të së kaluarës, por edhe nga mënyrat e ndryshme të futjes së korrupsionit si me shkrime ashtu edhe me propagandat e ulëta të televiozorit në vendin tonë.
Në arkivin e këtij institucioni të shumta janë letrat e urimeve dhe përgëzimeve të dërguara duke filluar nga: Ati i Shenjtë Gjon Pali II, Arqipeshkvij, ipeshkvij, njerëz të pushtetit dhe, nga populli. Shtypi Katolik Shqiptar do t`i qëndrojë besnik detyrës fisnike të edukimit fetar e kulturor të të gjitha shtresave ashtu si ia ka vënë detyrë vetes para 15 vjetëve.
U dalluan gjatë viteve në një mënyrë të veçantë: Greta Marku, Frano Luli, Renata Vuksani, Irma Pali, Klodian Kojashi, Stefan Çapaliku, Alfred Çapaliku, Adrian Paci, Andrea Hila, Simon Pepa, Tom Sheldija, Vili Kamsi, dhe shumë e shumë të tjerë si nga Rinia dhe nga inteligjenca.


Botimet e Bashkimit Katolik të Publicistëve Shqiptarë

Periodikë

Nëntor 1991 - Botohet revista e përmuajshme fetaro-kulturore për të rinjtë MBAS TEJE
Nëntor 1991 - Botohet revista fetaro-kulturore për të rriturit RREZJA JONE
Shkurt 1993 - Botohet revista fetaro-kulturore për familjen FAMILJA E KRISHTERE
Janar 1993 - Botohet revista fetaro-kulturore për fëmijë DREJT JETES
Gusht 1997 - Botohet revista kulturore për intelektualët PHOENIX

Botimet e Dom Ndoc Nogaj

Libra

Viti 1999 Humbje dhe fitore – Kisha Katolike Shqiptare, 1944 nëntor 1990
Viti 2000 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll I
Viti 2001 Veprimi Katolik I Rinisë, 1991 Prill 2001
Viti 2001 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll II
Viti 2001 Shtypi Katolik Shqiptar, 1991 nëntor 2001
Viti 2002 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll III
Viti 2002 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll IV
Viti 2003 Të përgjamët e Krishtit – Th. H. Kempis - Përkthime
Viti 2003 Shtypi katolik shqiptar për MARTIRET
Viti 2003 Rinia Katolike Shqiptare “JO” Dëshmitarëve të Jehovait
Viti 2003 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll V
Viti 2004 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll VI
Viti 2004 Unë besoj, Çfarë, Përse, - Vëll VII
Viti 2004 Shtypi Katolik Shqiptar për Kishën Katolike Shqiptare Martire

Adresa:
Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
Sheshi Gjon Pali II, pranë Katedrales Shkodër
Tel. +355(0)2243709
Cel. +355(0)682734962
e-mail:








All the contents on this site are copyrighted ©.