Benedikti XVI pret një grup astronautësh të Stacionit Kozmik ndërkombëtar
Benedikti XVI priti sot paradite në Kastel Gandolfo, një grup astronautësh të Stacionit
Kozmik Ndërkombëtar. Ishin astronautët me të cilët Papa pati folur gjatë lidhjes historike
me Stacionin, majin e kaluar. Në veçanti, dy italianët i kthyen Atit të Shenjtë medaljen
e argjendit, që e patën marrë me vete në hapësirë, ku pasqyrohet Krijimi i botës,
pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sikstina. Ndër dhuratat e tjera, një hartë e
universit e një kuadro me fotografinë e Stacionit Kozmik, të flamurit vatikanas e
të atij të NASA-s.