2011-09-17 14:02:19

Radio Vatikani kujton atë Kuerçetin


Radio Vatikani përkujtoi te shtunen kalimin në amshim të atë Sesto Kuerçetit, jezuit, ish-drejtor i Programeve në vitet 1985-1990. Më parë, ai qe përgjegjës i Seksionit Vietnamez, që nga themelimi i këtij programi, në vitin 1980 e, deri në vitin 1982, kur u bë zv.drejtor i Programeve të Radios sonë. Ishte njohës i thellë i sistemeve komuniste, të cilat i denoncoi hapur, jo vetëm përmes valëve të Radio Vatikanit, por edhe përmes librave, shkruar prej tij, për terrorin e kuq në Vietnam.







All the contents on this site are copyrighted ©.