2011-09-16 16:21:05

Takimet e dom Mikelit dhe figura e Gjon Palit II


Nesër dhe pasnesër në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi tradicional kulturor "Takimet e Dom Mikelit". Pas Meshës që do ta kryesojë ipeshkvi i Kosoves imzot Dodë Gjergji, në orët e paradites do të mbahet tribuna shkencore me temë: "Papa Gjon Pali II dhe çështja e Kosovës". Në këtë tribunë pritet të referojnë: Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Jusuf Buxhovi, Eqrem Zenelej, prof. Willi Kamsi, ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë e të tjerë
Më pas vijon Ora e madhe letrare, si dhe ndahet çmimi "Agim Ramadani" për tri poezitë më të mira. Po ashtu do të ndahet edhe çmimit "Akil Koci". Nismëtarët e këtij takimi vjetor është prifti i famullisë së Shën Jozefit në Subëll dhe këshilli organizativ e “Takimeve të dom Mikel Tarabulluzit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.