2011-09-15 17:08:29

Rasmusen fton Prishtinën e Beogradin të ruajnë qetësinë. KFOR-i nuk do të tolerojë dhunën


Sekretari i Përgjithshëm i NATO s, Anders Fog Rasmusen, gjatë vizitës së tij sot në Prishtinë, i bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve kosovarë të jenë të qetë e të dialogojnë, dhe ftoi të dy palët të mos ndërmarrin “nisma unilaterale” që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.
“Bëjë thirrje të gjitha bashkësive e liderëve të ndryshëm të tregojnë maturi e modelim në veprat e në nismat e tyre të këtyre ditëve dhe të vazhdojnë të favorizojnë dialogun dhe stabilitetin, për të krijuar në të ardhmen një mjedis të përbashkët më të sigurt e jo më të paqëndrueshëm e të rrezikshëm”, tha Rasmussen gjatë një konference shtypi në mbarim të takimit me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.
Tensioni në veri të Kosovës është ngritur përsëri pas lajmërimit të autoriteteve të Prishtinës mbi marrjen e kontrollit të pikave kufitare nga dita e nesërme, pikërisht pika e Jarinjës dhe Bërnjakut që në korrikun e kaluar qenë teatër i dhunës dhe ndeshjeve.
Rasmussen nënvizoi se në 12 vitet e fundit NATO ka garantuar në Kosovë paqen e sigurinë e të gjithëve e nuk do të lejojë kthimin në të kaluarën e se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse rrezikohet siguria dhe paqja në veri të Kosovës.
Këto u shpreh Rasmusen gjatë konferencës për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Në interesimin e gazetarëve se si do të sillet forca e KFOR it nëse strukturat paralele në veri do të përpiqen që me forcë të mos lejojnë zbatimin e planit për rihapjen e doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kufitarë të Kosovës atje, Rasmusen tha se detyra dhe mandati i KFOR it në Kosovë është i qartë.
"Është mandat i KFOR it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor", tha Rasmusen, duke shtuar se "KFOR i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik".
Ai nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.
"Nuk do të komentoj për operacionin, detajet e tij, por trupat e KFOR it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë, për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt", theksoi Rasmusen, njofton rel.
Gjatë kësaj konference, Rasmusen rikujtoi se për 12 vjet NATO ja ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.
Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nga 16 shtatori zbatohet marrëveshja për doganat dhe se pjesë e planit do të jenë edhe EULEX i dhe KFOR i.
Tensioni në veri të Kosovës është i lartë. Grupet kriminale serbe janë duke u përgatitur për luftë në veriun e Kosovë, kanë njoftuar burime të ‘Koha ditore’ nga një mision ndërkombëtar i vendosur në Kosovë. Sipas këtyre burimeve shtabi i krizës në veri që përbëhet nga të ashtuquajturit, kryetar i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, shefi I MUP-it Gjorgje Dragoviq, kryetari i komunës së Mitrovicës Kërstimir Pantiq, kryetari i Zveçanit Dragisha Milloviq, ai i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq si dhe i Leposaviqit Branko Niniq, kanë marrë vendim që për komandant të operacioneve luftarake në veri të Kosovës ta emërojnë gjenerali Serb , Bozhidar Deliq. Deliq njihet si nëj ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish kriminelit Arkan.
Burimi më tej ka shtuar se në Kosovë gjatë 48 orët e fundit janë futur mbi 1000 pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë së Serbisë, kryesisht oficer rezervë. Me veti këto forca kanë sjellë edhe armë gjysmë të rënda kryesisht armë që mundën të neutralizojnë mjetet e blinduara. Sipas burimi edhe skenari për vendosjen e barrikadave në rrugë është ai që, gjenerali serb, Deliq, e ka përborur në të ashtuquajturën Republika e Krainës në Kroaci. Në anën tjetër burime të gazetës nga veriu i vendit kanë njoftuar se të gjitha pikat e karburanteve në veri të Kosovës iu është ndaluar shitja e derivateve të naftës. Kjo është bërë me urdhër të shtabit serb të krizës. Disa banorë serb tani veç kanë filluar që me automjetet e tyre përmes rrugëve alternative të vijnë në jug të Mitrovicës për t’u furnizuar m karburante. Gjithashtu sipas burimet që nga e premtja pikat e karburanteve në veri do t’iu shesin qytetarëve serbë vetëm nga 5 litra karburante për arsye të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pamundësisë së futjes së derivateve të naftës në veri të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.