2011-09-15 14:00:47

Ngushëllimet e Papës për viktimat e Zanzibarit


Ngushëllimet e sinqerta të Benediktit XVI për viktimat e mbytjes së një traget në afërsi të Zanzibarit, në Tanzani, që ndodhi ditë më parë, në të cilën fatkeqësi kanë vdekur së paku 200 persona. Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, Papa shpreh pikëllimin e tij të thellë për vdekjen e kaq shumë njerëzve. Ati i Shenjtë Ratcinger shpreh afërsinë e tij ndaj atyre që janë goditur nga kjo tragjedi e në mënyrë të veçantë ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave. Papa i lutët Zotit për shpirtin e viktimave dhe për ngushëllimin e atyre që janë në dhembje e siguron lutjet e tij për mbarë popullsinë e Tanzanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.