2011-09-15 17:17:45

Këshilli Sigurimit të OKB-së mbi kontrollin e kufirit në veri të Kosovës


Këshilli i Sigurimit të OKB, me kërkesë të Rusisë, mblidhet sot në Nju Jork për të diskutuar lidhur mbi tensionimin e ri të situatës në veri të Kosovës e paralajmerimin e autoriteteve të Prishtinës për marrjen e kontrollit në veri. Siç njoftojnë mediat e Beogradit, mbledhja është caktuar natën e kaluar gjatë konsultimeve disaorëshe të Këshillit të Sigurimit, ndërsa me insistimin e Vendeve perëndimore ajo nuk nuk do të jetë e hapur për publikun.
Sipas njoftimeve nga Beogradi, në debatin e sotëm do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq.







All the contents on this site are copyrighted ©.