2011-09-15 13:59:19

Kosovë: kriza veriut, serbët bllokojnë në Mitrovicë urën mbi Ibër


Në veri të Kosovës, serbët që protestojnë kundër qëllimit të Prishtinës për të vënien e kontrollit në pikat kufitare me Serbinë, natën e kaluar në Mitrovicë kanë vendosur barrikada edhe në urën kryesore mes veriut dhe jugut, mbi lumin Ibër, ku është ndërprerë trafiku i automjeteve, ndërsa sot kalojnë vetëm këmbësorët.
Sipas medias serbe, "nata në veri të Kosovës ka kaluar e qetë, ndërsa një numër serbësh e kanë kaluar në barrikada, të cilat janë vendosur në shumë lokalitete".
Një natë më parë, në veri të Kosovës serbët kanë bllokuar rrugët, duke rivendosur barrikada për të penguar kalimet drejt vendkalimeve kufitare në veri, ku qeveria kosovare ka paralajmëruar dërgimin e policëve dhe doganierëve nga 16 shtatori.
Sipas njoftimeve, Beogradi zyrtar vazhdon të kundërshtojë planin e qeverisë kosovare për veriun dhe vendosjen e rendit dhe ligjit të Kosovës atje.
Mediat serbe dje njoftuan se një delegacion i Partisë Radikale të Serbisë ka paralajmëruar se më 16 shtator do shkojë në veri të Kosovës, ndërsa sot paralajmëron edhe se patriarku serb, Irinej mbërrin në Mitrovicë.







All the contents on this site are copyrighted ©.