Selia e Shenjtë do të marrë pjesë në Ditët Evropiane të Trashëgimisë kulturore
Edhe këtë vit, Selia e Shenjtë do të marrë pjesë në Ditët Evropiane të Trashëgimisë
kulturore, të organizuara nga Këshilli i Evropës. Deri më sot, kanë deklaruar se do
të jenë pjesë e këtyre ditëve, 50 shtete të kontinentit, ndër të cilat edhe Shqipëria.
Vatikani do ta kremtojë ditën e vet, të dielën më 25 shtator, me temën “Jeta përtej
jetës”. Në hartimin e programit kanë bashkëpunuar Komisioni Papnor për Pasuritë kulturore
të Kishës, Muzetë e Vatikanit dhe Komisioni Papnor për Arkeologjinë Kishtare. Po atë
ditë, Muzetë e Vatikanit do të jenë hapur e falas për të gjithë. Po kështu do të mund
të vizitohen pa biletë Katakombet e Romës, të hapura për publikun, si ato të shën
Kalistit, të Domitilës, të Prishilës, të shën Anjezes dhe të shën Sebastianit.