2011-09-13 17:25:33

OKB-ja kërkon hetime për shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri


Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ka emëruar tre ekspertë për të ekzaminuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri. Forumi i 47 vendeve anëtare u ka kërkuar hetuesve të vërtetojnë faktet dhe rrethanat e abuzimeve, si dhe të identifikojnë autorët përgjegjës.
Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njerit, Navi Pillaj, bëri të ditur se 2.600 njerëz kanë humbur jetën, që nga shpërthimi i protestave në Siri, që filluan në muajin mars. Protestuesit antiqeveritarë të Damaskut kanë paralajmëruar për protesta kundër Rusisë, si reagim ndaj kundërshtimit të Moskës për presion më të madh ndaj presidentit Bashar al-Asad.







All the contents on this site are copyrighted ©.