2011-09-12 14:28:25

Papa emëron don Renzo Pegoraro Kancelar të Akademisë Papnore për Jetën.


Ati i Shenjtë Benedikti XVI emëroi sot Kancelar të ri të Akademisë Papnore për Jetën meshtarin don Renzo Pegoraro, Profesor i Bioetikës pranë Fakulltetit Teologjik të Trivenetos dhe Drejtor Shkencor të Fondacionit Lanza të Padovës.
Natyra e qëllimi i Akademisë Papnore për Jetën
Kujtojmë se Akademia Papnore për Jetën, me seli në Shtetin e Qytetit të Vatikanit, është themeluar nga Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II me Motu Proprio Vitae mysterium, të 11 shkurtit 1994.
Akademia Papnore për Jetën ka si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerës së jetës njerëzore dhe dinjitetin e personit.
Detyra specifike e Akademisë është:
    Studimi, në këndvështrimin ndërdisiplinor, të problemeve që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e jetës së njeriut;
    Formimi në një kulturë të jetës – për atë pjesë të formimit që i takon dhe është në natyrën e saj – përmes nismave të ndryshme shkencore e përherë në respekt dhe përkim të plotë me Magjisterin e Kishës (Mësimin zyrtar të Kishës).
    Informimi në mënyrë të qartë e të shpejtë i përgjegjësve të Kishës, i institucioneve të ndryshme të shkencave biomjekësore e të organizatave shoqëroro-shëndetësore, i mjeteve të komunikimeve dhe i bashkësisë civile në përgjithësi, mbi rezultatet më të rëndësishme të aktivitetit që arrihen në fushën e studimit e të kërkimeve shkencore.









All the contents on this site are copyrighted ©.