2011-09-11 18:57:35

Mrekullia mariane e katedrales së Shën Qiriakos


Figurja e Zojës iu dhurua katedrales së Ankonës në vitin 1615, nga një marinar venedikas, si falenderim për shpëtimin e të birit nga stuhia në det. Që atëherë, figurja është objekt devocioni të thellë nga ana e besimtarëve. Disa kronistë flasin për një mrekulli, në mbrëmjen e 25 qershorit 1796, para disa besimtarëve që po thoshnin litanitë e Zojës. Sipas këtyre kronikave, Zoja e figures hapi sytë e buzëqeshi për disa ditë me radhë. Në atë periudhë, në qytet ishte përhapur lajmi i fitores së Napoleon Bonapartit dhe i nënshkrimit të armëpushimit, që parashikonte kalimin nën Francën të Bolonjës, Ferrarës dhe Ankonës. Gjithashtu, francezët kishin të drejtë të konfiskonin pasuritë e Kishës. Kështu, Kisha Katolike e interpretoi mrekullinë si shenjë mbrojtjeje kundër francezëve. Më 11 janar 1797, Napoleon Bonaparti, sapo mbërriti në Ankonë, vendosi të mos i konfiskojë pasuritë dhe zbukurimet e katedrales. Më 13 maj 1814, Papa Piu VII i vë kurorën figures së mrekullisë. Në natën ndërmjet 16 dhe 17 dhjetorit 1936, figurja e Zojës Mbretëreshë të të gjithë Shenjtorëve, e ruajtur pranë ipeshkvisë, u vodh nga të panjohur dhe u gjet pas një muaji, pa zbukurimet e çmuara, në kapelën e Tor Mexavia në Albano Laciale. U dërgua sërish në Ankonë më 31 janar 1937.







All the contents on this site are copyrighted ©.